Lojtari Afrikan 2018 / Salah më i miri, ja formacioni i vitit

Futboll

Lojtari Afrikan 2018 / Salah më i miri, ja formacioni i vitit

Më: 8 janar 2019 Në ora: 23:48
Mohamed Salah

Mbrëmjen e së martës janë ndarë çmimet e kontinentit afrikan, ku përfshihen Lojtari i Vitit, Formacioni i Vitit apo Goli i Vitit. 

Siç parashikohej, lojtari më i mirë afrikan për vitin 2018 është shpallur Mohamed Salah, i cili ka udhëhequr përfaqësuesen e Egjiptit drejt Kupës së Botës dhe ka bërë një sezon të madh me Liverpool.

Shoku i tij i ekipit Sadio Mane dhe Pierre-Emerick Aubameyang i cili luan tek Arsenal kanë qenë dy kandidatët e tjerë. 

Ndërkohë Lojtari i Ri më i Mirë është shpallur Achraf Hakimi, i cili aktualisht është huazuar nga Real Madrid te Borussia Dortmund dhe ka përfaqësuar Marokun në Botëror. 

Trajneri i tij Herve Renard është shpallur Trajneri i Vitit, ndërsa formacioni më i mirë ishte i mbushur me yje.

Aty nuk mungonin lojtarë si Koulibaly i Napolit, Keita i Liverpool apo Mahrez i Manchester City-t. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat