Kololli edhe Kryeziu nominohen për formacionin e artë në SuperLigën e Zvicrës

Futboll

Kololli edhe Kryeziu nominohen për formacionin e artë në SuperLigën e Zvicrës

Më: 9 janar 2019 Në ora: 06:08
Kololli edhe Kryeziu

Dy yjet e Kosovës, Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu janë emëruar për formacionin e vitit në Super Ligën e Zvicrës

Paraqitjet e mira të Benjamin Kolollit dhe Hekuran Kryeziu në FC Zurich nuk kanë shkuar pa u vërejtur nga drejtuesit e SuperLigës së Zvicrës,

Mediat zvicerane kanë publikuar sot emëroren për lojtarët më të mirë në elitën e futbollit zviceran dhe dy yjet e Kombëtares së Kosovës janë në mesin e futbollistëve më të mirë për sezonin e kaluar në ligën më të mirë në Zvicër.

Kololli dhe Kryeziu po ashtu kanë pasur paraqitje tepër të mira për Kosovën, të cilët ndihmuan që ta fitojë grupin në Ligën D te Kombeve derisa përfunduan vitin 2018 pa asnjë humbje.

Përpos Benjaminit dhe Hekuranit në këtë formacion gjendet edhe sulmuesi Albian Ajeti që ka zgjedhur të luaj për Kombëtaren e Zvicrës duke refuzuar kështu edhe Kosovën edhe Shqipërinë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat