Maradona zbulon problemin kryesor të Messi-t

Futboll

Maradona zbulon problemin kryesor të Messi-t

Më: 9 janar 2019 Në ora: 06:47
Diego Maradona

Messi si Maradona? Harrojeni... Kur flitet për Argjentinën, peshorja vazhdon të anojë nga ana e "Pibe de Oro", fituesi i Kupës së Botës me bardhekaltrit në Meksikë 1986-të. "Pleshti" i ka shkuar shumë afër në Brazil 2014-të, kur përfaqësuesja e tij u mund nga Gjermania në finale. 

Gjërat kanë shkuar më keq në Botërorin e 2018-ës, me Jorge Sampaoli-n në stol. Maradona ka dalë në mbrojtje të Messi-t gjatë turneut, duke ndryshuar mendim pas eliminimit të "Albiceleste-s". Para ndeshjes me Nigerinë në fazën me  grupe, ai ka qenë shumë i qartë: "Messi? I dua të mirën, ai nuk ka faj". 

Ëndrrat e Argjentinës janë shuar në 1/8-at nga Franca, që më pas fitoi Botërorin. Eliminimi ka qenë një zhgënjim për të gjithë vendin, duke përfshirë edhe "El Pibe de Oro", i cili ka sulmuar yllin e Barcelona-s në mesin e tetorit për faktin se shkon 20 herë në banjë para një ndeshjeje. A mund të mungonte një thumbim tjetër në fillimin e 2019-ës? 

Siç ka shkruar "Ole", Maradona është kthyer të flasë në konferencë për shtyp pak ditë pas shtrimit në spital për një hemorragji të brendshme dhe deklaratat e tij, si gjithmonë, kanë krijuar debat. "I dua të mirën Leo Messi-t. Do të doja të ishte një lider, por nuk do të jetë kurrë, sepse jeton në botën e tij me familjen e tij". 

Messi nuk ka uri? Nuk duket kështu kur shikon koleksionin e trofeve të "Pleshtit", por Maradona ka tjetër mendim.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat