Valencia heq dorë nga Morata

Futboll

Valencia heq dorë nga Morata

Më: 9 janar 2019 Në ora: 09:51
Alvaro Morata

Sulmuesi i Chelsea-s Alvaro Morata nuk do të bashkohet me skuadrën e Valencias gjatë kësaj merkatoje të janarit.

Klubi Spanjoll nuk janë në gjendje të sigurojnë shërbimet e lojtarit për shkak të pagës së lartë të cilën po kërkon vetë lojtari spanjoll.

Sevilla thuhet se tanimë ka arritur marrëveshje me lojtarin, me një huazim deri në verë, e ku më pas do të shikohet mundësia e blerjës së plotë të kartonit të sulmuesit.

Milan gjithashtu ka qenë i lidhur me një trasnferim të mundshëm të Moratës, mirëpo në mediat e huaja thuhet se rosonerët tashmë kanë hequr dorë nga sulmuesi i cili ka shënuar vetëm pës gola këtë sezon në Premier Ligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat