Roma ka gati transferin e parë në këtë afat kalimtar

Futboll

Roma ka gati transferin e parë në këtë afat kalimtar

Më: 9 janar 2019 Në ora: 10:01
Roma

Roma është duke tentuar që ta shpëtojë këtë sezon.

Roma bëri më shumë se 10 transferime në verën që shkoi, por po kalon nëpër një formë të dobët në këtë sezon.

Skuadra italiane dëshiron t’i bëjë disa transferime, ku tashmë është duke tentuar t’i marrë shërbimet e mesfushorit të Racing Genk, Ruslan Malinovskyi.

Sipas Gianluca Di Marzios, për ta kompletuar transferimin e mesfushorit, Roma duhet të paguajë 12 milionë euro.

25-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 10 asistime në 31 paraqitje për Genk, andaj romakët e duan transferimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat