Bayerni paguan 39 milionë euro për talentin 18-vjeçar

Futboll

Bayerni paguan 39 milionë euro për talentin 18-vjeçar

Më: 9 janar 2019 Në ora: 11:14
Bayerni paguan 39 milionë euro për talentin 18-vjeçar

Goditjen e parë të Bayernit të Mynihut në merkaton e janarit mund të quajmë të finalizuar. Kanë mbetur për t’u përcaktuar vetëm modalitetet, sepse Kallëm Hadson-Odoi do të veshë fanellën e kampionëve të Gjermanisë.

Pas refuzimit të tri ofertave nga Çelsi për mesfushorin 18-vjeçar, 15, 22 dhe 33,5 milionë euro, gjermanët kanë bërë edhe ofertën e katërt te blutë e Londrës (39 milionë euro), e cila është pranuar nga anglezët.

Ajo që po mban peng zyrtarizimin është këmbëngulja e Sarrit për ta mbajtur talentin e akademisë deri në fund të sezonit, ndërkohë që vullneti i Bajernit, por edhe i futbollistit është që transferimi të kryhet menjëherë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat