Batshuayi largohet nga Valencia

Futboll

Batshuayi largohet nga Valencia

Më: 9 janar 2019 Në ora: 12:36
Michy Batshuayi i ka orët e numëruara te Valencia

Sulmuesi belg nuk e ka gjetur veten në skuadrën nga La Liga.

Michy Batshuayi i ka orët e numëruara te Valencia. Sulmuesi i huazuar nga Chelsea në verë ka dështuar të bind në Mestalla dhe trajnerit Marcelino nuk është fare i lumtur me të.

Trajneri i Valencias ka humbur durimin me disa lojtarë duke kërkuar hapur përforcime për sulmin ndërsa Batshuayi do të kalojë diku tjetër po në huazim.

Roma dhe Galatasaray kanë shprehur interesim për sulmuesin belg i cili nuk po gjen prej kohësh një sistemim përfundimtar.

Batshuayi vitin e shkuar luajti në huazim te Dortmundi, duke treguar performanca shumë të mira por klubi gjerman nuk kishte vendosur që ta blinte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat