Skandali i fundit i Ronaldos në Brazil, gjykata merr vendimin detyrues

Futboll

Skandali i fundit i Ronaldos në Brazil, gjykata merr vendimin detyrues

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:05
Ronaldo Nazario

Një urdhër i gjykatës, i lëshuar këtë të martë, më 8 janar, kërkon ndalimin e menjëhershëm të punës, që Ronaldo Nazario po bënte në lagjen “Jardines”, në São Paulo. Në rast se ish-futbollisti i famshëm nuk pajtohet me këtë kërkesë, ai duhet të paguajë një gjobë ditore prej 1 mijë euro.

Punimet që po bën janë të njëjtat, si disa kohë më parë, që shkaktuan “luftë” midis legjendës braziliane të futbollit dhe një fqinji në atë zonë. Me sa duket, Ronaldo do të përfundojë rehabilitimin e një shtëpie tjetër në kryeqytetin e São Paulo si pjesë e marrëveshjes me blerësin, tek i cili kishte nevojë ta transferonte pronën në fillim të këtij viti.

Tani, gjykatësi kërkon ndërprerjen e të gjitha punimeve, derisa të paraqiten dokumente që tregojnë rregullsinë e çdo veprimi. Deri më tani, ish-futbollisti nuk ka folur për këtë çështje, por e vërteta është se problemet që Ronaldo ka me këtë pronë janë bartur ndër vite. 

Kampioni i botës me Brazilin ka paguar 500 mijë euro në vitin 2011 për një rehabilitim jo të plotë të pronës në fjalë, por përfundoi në dyert e drejtësisë, pas mosmarrëveshjes me një fqinj, teksa u zbulua se puna e kishte dëmtuar shtëpinë e këtij të fundit. 

Përveç kësaj, braziliani ka hyrë në mosmarrëveshje me kompaninë e kontraktuar, arkitektin dhe inxhinierin përgjegjës. Në vitin 2018, Ronaldo Nazario rifilloi rehabilitimin, por u përball përsëri me probleme. Dhe tani mund të detyrohet të paguajë një gjobë të madhe. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat