Maradona: E dua Messin me gjithë zemër

Futboll

Maradona: E dua Messin me gjithë zemër

Më: 9 janar 2019 Në ora: 13:21
Maradona: E dua Messin me gjithë zemër

Për Messin gjithmonë do ketë një peng të madh në karrierën si futbollist, vetëm suksesi me Argjentinën i ka munguar.

Këtë gjë ia vë në dukje gjithmonë sapo i jepet mundësia Diego Armando Maradonës.

Së fundi, ish-legjenda e “Albiceleste” është shprehur se Messi nuk ka qenë dhe nuk do jetë kurrë një lider në kombëtare.

“E dua Messin me gjithë zemër. Ata duan ta bëjnë atë lider por ai nuk është në gjendje ta bëjë këtë, sepse ai dëshiron të jetë në botën e tij sportive dhe me familjen e tij”, tha Maradona për gazetën Ole.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat