Gabigol huazohet te Flamengo

Futboll

Gabigol huazohet te Flamengo

Më: 9 janar 2019 Në ora: 14:34
Gabigol

Interi e ka lënë në huazim sulmuesin brazilian.

Gabigol do të vazhdojë të qëndrojë larg Interit, të paktën për gjashtë muajt e parë të vitit 2019-të.

Sulmuesi do vazhdojë të luajë në kampionatin brazilian, kësaj radhe te ekipi i Flamengos, që do ta marrë 22-vjeçarin në huazim.

Marrëveshja mes palëve është arritur dhe në orët në vazhdim pritet që klubet të zyrtarizojnë transferimin e përkohshëm të Gabigol. Për të marrë shërbimet e ish-sulmuesit të Santosit, Flamengo do të paguajë rrogën prej 2.3 milionë eurosh.

Në sezonin që lamë pas të kampionatit brazilian, 22-vjeçari shënoi 18 gola me skuadrën e Santosit, duke kryesuar listën e golashënuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat