Tirana në "treg", biznesmeni del hapur për të blerë aksionet

Futboll

Tirana në "treg", biznesmeni del hapur për të blerë aksionet

Më: 9 janar 2019 Në ora: 15:35
Tirana në "treg", biznesmeni del hapur për të blerë aksionet

Tirana ende nuk ka zyrtarizuar asnjë lëvizje në merkaton e janarit. Klubi po punon, pavarësisht se ende nuk është prezantuar asnjë futbollist. Merkatoja mund të ketë ngecur, por një nga lajmet që ka gëzuar më shumë tifozerinë bardheblu është afrimi i një donatori tjetër që do të ndihmojë në ringritjen e 24 herë kampionëve të vendit.

Emri që përflitet për të marrë një pjesë të aksioneve të kryeqytetasve është Lul Morina. Biznesmeni do të blejë aksionet nga Bashkia. Në një intervistë për "Panorama Sport", ai e ka pranuar vetë këtë manovër dhe ka treguar dhe planin e tij për të ringritur Tiranën. 

"Kam interes për Tiranën. Dua që klubi të ringrihet dhe një person i vetëm nuk mund ta bëj. Kam planin tim të ringritjes dhe besoj se mund ta çojmë klubin aty ku e meriton". 

Lul Morina nuk është një emër i panjohur në Superiore dhe për Tiranën, pasi ai ka financuar ekipin kryeqytetas dhe në vitin 2013-14. Pas marrjes në zotërim të aksioneve nga Refik Halili, Morina u tërhoq dhe nuk investoi më tek ekipi i Tiranës. Ai u përfol se do të merrte dhe Vllazninë pak kohë më parë, por duket se zemra i rreh vetëm për 24 herë kampionët e vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat