Reagon ashpër Besa

Futboll

Reagon ashpër Besa

Më: 9 janar 2019 Në ora: 16:55
Reagon ashpër Besa

Jemi te shtyrë, nga një njoftim i mediave se kinse FC Besa mbetet pa lojtarë, që te reagojmë me ketë komunikate. Ato media që publikojnë artikuj dhe nxjerrin konstatime tendencioze kinse klubi futbollistik Besa po largon futbollistët janë plasime tendencioze dhe shumë të dëmshme për futbollin kosovar në përgjithësi.

Kjo është tendence e pastër për të destabilizuar klubin dhe për të shkaktuar pasoja tek lojtarët. Nëse ndokush mendon se kështu zhvillohet sporti, e ka shume gabim.

KF Besa këtë kampionat ka investuar duke sjell lojtar nga ekipe tjera sepse kishte për objektiv kreun e tabelës dhe rikthimin në Superligen e Kosovës në futboll. Kishim për objektiv te ruajmë dinjitetin e futbollit Pejan duke mos lejuar te mbesim prapa ekipeve të tjera dhe te rrezikojmë identitetin e futbollit pejan, dhe ketë objektiv e kemi arritur duke qëndruar vetëm 3 pike nga vendi i parë ne fund te gjysmës se kampionatit. Gjithashtu KF Besa ka objektiv tjetër strategjik zhvillimin e gjeneratave te reja dhe po punohet shume në ketë drejtim.

KF Besa ka një fond te madh te lojtarëve të ri dhe talente tjera në ardhje dhe kjo po krijon kosto, andaj te shtyrë nga kjo situate, KF Besa po i liron sportistet qe nuk po janë pjesë në ekip si titullar për t'ju krijuar mundësi te luajnë dhe ta dëshmojnë veten. Ketë punë ata mund ta bëjnë në ekipet tjera. Ne konsiderojmë se me mire është të luajnë në skuadra tjera se sa te rrinë në bankinën e skuadrës së Besës.

Andaj FC Besa mbete gjithmonë skuadër qe lufton për vetë kreun e tabelës gjë kjo e dëshmuar ndër vite. Ata qe shkruajnë me ironi dhe tendenca nuk i bëjnë mire KF Besës.

STOP dezinformimit të opinionit nga pseudo portalet, thuhet nga klubi i futbollit Besa nga Peja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat