Pas problemeve familjare, Aliji kah pa shkon?

Futboll

Pas problemeve familjare, Aliji kah pa shkon?

Më: 9 janar 2019 Në ora: 18:57
Pas problemeve familjare, Aliji kah pa shkon?

Pas problemeve familjare, që pati futbollisti i kombëtares shqiptare, Naser Aliji, kalimi te Dinamo e Bukureshtit u duk si fundi i maktheve të tij. Megjithatë, nga dita që është transferuar deri më tani, mbrojtësi i krahut të majtë, nuk ka luajtur në asnjë takim, duke mos bërë as debutimin zyrtar.

Pak ditë më parë, Aliji u lidh me një lëvizje të mundshme në merkato. Ndërsa nga dita në ditë zërat shtohen. Dinamo e Bukureshtit ka bërë disa ndryshime deri më tani në merkato.

Skuadra ka nisur lëvizjet, teksa ka huazuar në Skoci te St.Mirren, futbollistin Mihai Popesku, ndërsa në krahun e majtë të mbrojtjes ka ardhur Jordan Mustoi. Ky i fundit ka ardhur nga kampionati finlandez, dhe tashmë do të jetë në konkurencë të drejtëpërdrejt për Naser Alijin. 

Gjërat janë të trazuara, ndërsa informacionet zyrtare mungojnë. Nisja e Dinamos drejt Antalias pritet të zbardh disi situatën, pasi do të mësohen emrat e lojtarëve që do të udhëtojnë drejt shtetit Turk. Nëse Aliji do të jetë pjesë e këtij grupit, atëherë me siguri do të jetë dhe në planet e klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat