Kukësi mundet nga Basaksehir

Futboll

Kukësi mundet nga Basaksehir

Më: 9 janar 2019 Në ora: 19:01
Pamje nga ndeshja

Humbje e ëmbël e Kukësit në miqësoren e parë të fazës përgatitore ndaj Istanbul Basaksehir. Skuadra verilindore u mposht me rezultatin 2:1, por duhet theksuar fakti se kishin përballë kryesuesen e Superligës së Turqisë, ku luajnë emra të tillë të mëdhenj të futbollit botëror si Inler, Arda Turan e Robinho (dy të fundit ishin në stolin e rezervave). Cungu aktivizoi që nga minuta e parë në këtë miqësore afrimin e rëndësishëm të merkatos së janarit, Eduart Rrocën, ndërsa Vasil Shkurtaj qëndroi në stolin e rezervave.

Është e kuptueshme që Basaksehiri ishte më dominues në lojë, duke shënuar dy gola me Bajic në pjesën e parë dhe Epureanu në të dytën. Gjithsesi, Arbër Çyrbja, i aktivizuar si zëvendësues, arriti të shkurtonte diferencën në 2-0 në fraksionin e dytë.

Miqësorja e radhës e Kukësit është ndaj skuadrës së Rostovit, që luan në kampionatin rus.

Basaksehir-Kukësi 2:1

29’ Bajiç, 61’ Epureanu / 79’ Çyrbja

Basaksehir: Volkan, Uçar, Farsak, Çelik, Peshken, Jojiç, Inler, Ajdogdu, Napoleoni, Elia, Bajiç.

Trajner: Abdullah Avçi

Kukësi: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Krasniqi, Rrumbullaku, Dzaria, Rroca, Kordeiro, Et’hemi, Rexhinaldo.

Trajner: A Cungu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat