Champions dhe kampionatet e Europës ndryshojnë për Azinë dhe SHBA-në

Futboll

Champions dhe kampionatet e Europës ndryshojnë për Azinë dhe SHBA-në

Më: 10 janar 2019 Në ora: 06:45
Ilustrim

Champions League mund të ndryshojë në të ardhmen, me ndeshjet e kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube që mund të zhvendosen në fundjavë. 

Elliot Richardson, i cili është presidenti i "Dugout", kompania e vetme mediatike që zotërohet nga 9 prej klubeve më të mëdha të futbollit europian (Chelsea, Arsenal, Juventus, Bayern, Barcelona, Liverpool, Manchester City, PSG dhe Real Madrid), ka lajmëruar në Twitter se, sipas "disa burimeve shumë të sigurta", ndeshjet e Champions-it do të luhen në fundjavë për të tërhequr publikun aziatik dhe atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

"Shumë gjëra po ndodhin në  botën e futbollit. Jam informuar nga burime të sigurta se ndeshjet e CL do të luhen në fundjavë dhe se ndeshjet e kampionateve do të luhen në mesjavë në javët e Champions-it. Kjo do të bëhet për të rritur audiencën në Azi dhe Amerikë", ka shkruar Elliot Richardson.  

Që nga sezoni 2003/04 formati i Champions League është më tetë grupe me nga katër skuadra, me dy vendet e para të secilit grup që kualifikohen në raundin pasardhës. Ndeshjet janë luajtur gjithmonë të martën dhe të mërkurën. 

Por, sipas "SportBild", shumë shpejt mund të kemi katër grupe me nga tetë skuadra dhe një ndryshim drastik të kalendarit, me takimet që mund të luhen në fundjavë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat