Skënderbeu në hall - Bota Sot
Skënderbeu në hall

Futboll

Skënderbeu në hall

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:48
Skënderbeu në hall

Skënderbeu në ankth për Dejvin Bregun. Dëmtimi që pësoi sulmuesi vlonjat në sfidën miqësore ndaj Tiranës të zhvilluar të mërkurën në Durrës, është më i rëndë sesa u mendua në fillim dhe skuadra korçare duhet të bëjë pa shërbimet e yllit të ekipit dhe golashënuesit më të mirë të skuadrës në këtë sezon për një periudhë disa mujore. Pas një përplasje me Turtullin në minutën e 25-të të sfidës dhe shtyrjes që mori nga kundërshtari, Bregu u rrëzua keq në tokë duke pësuar një frakturë në krah. Bëhet fjalë për një thyerje me lojtarin që është i detyruar ti nënshtrohet një operacioni që do ta mbajë jashtë fushave të futbollit për 3 muajt e ardhshëm. Një kohë relativisht e gjatë kjo me Dejvin që pritet të humbasë të gjithë fazën e 3-të të kampionatit ndoshta edhe më tepër. Një mungesë gjithashtu shumë e madhe kjo për Skënderbeun që tashmë duhet të hidhet në merkato për të gjetur një lojtar të ngjashëm me karakteristikat e vlonjatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...