Tuchel fajësoi besimin tepërt

Futboll

Tuchel fajësoi besimin tepërt

Më: 10 janar 2019 Në ora: 10:57
Tuchel fajësoi besimin tepërt

Thomas Tuchel fajësoi besimin tepërt te vetvetja nga lojtarët e tij si shkak i goditjes së fortë që mori PSG-ja, me eliminimin nga “Coupe de la Ligue”, në përplasjen me Guingamp. Parizienët iu nënshtruan goditjes fatale të minutës së 93-të të Marcus Thuram, duke regjistruar një humbje dramatike të çerekfinales së këtij kompeticioni në “Parc des Princes”, të mërkurën.

Kampionët e Ligue 1, që e kanë fituar këtë trofe në secilin prej pesë sezoneve të mëparshme, kanë paguar nënvlerësimin e kundërshtarit, sipas trajnerit të tyre gjerman. "Nuk e di nëse kjo humbje është e merituar, por di të them se kemi pasur shumë shanse, - tha Tuchel për “Canal +”. 

- Kemi luajtur me mbivlerësim të vetes, ndoshta, dhe e paguam me eliminim. Është e vështirë ta humbasësh një ndeshje si kjo, me tri penallti. Është pak e çuditshme.

Penalltia e dytë duket e diskutueshme, nuk ka asgjë atje, është një kontakt normal mes dy lojtarëve. Kundërshtari hyri tri herë në zonën tonë dhe mori tri penallti.

Nuk kemi luajtur me urinë e nevojshme. Ne kemi humbur mundësinë për të fituar një trofe sonte. Por, në çdo humbje ka gjëra që mund të nxirrni mësime. Është i vështirë eliminimi, por kemi nevojë të vazhdojmë të rritemi. 

Unë shpresoj se ky është vetëm një aksident. Ne duhet të luajmë me më shumë konsistencë, nuk kemi pasur karikimin e duhur. Ne ishim shumë të relaksuar në këtë ndeshje".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat