Sadiku: Kam shumë uri

Futboll

Sadiku: Kam shumë uri

Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:01
Sadiku: Kam shumë uri

Armando Sadiku është në garë me kohën për të afruar sa më shpejt rikthimin e tij në fushën e lojës dhe për të harruar dëmtimin e gjatë që për pesë muaj e ka mbajtur larg skuadrës dhe golit. Në fillim të muajit shkurt mendohet që Sadiku të jetë i gatshëm për skuadrën me dëshirën e madhe për qenë në formën e duhur.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, bomberi shqiptar komenton edhe mundësinë e lëvizjes së tij në afatin e janarit apo bisedën që ka bërë me drejtuesit e klubit të Levantes, situatën në Kombëtare, shanset për në Europian si dhe Ligën e Kombeve ku kuqezinjtë nuk realizuan objektivat. Sadiku jep një vlerësim edhe për Kategorinë Superiore apo edhe të Parën, ku luan edhe i vëllai. Në fund, ka edhe një premtim: “Besoj shumë se do të rikthehem te skuadra kombëtare që në ndeshjen e parë në grup, atë përballë Turqisë në mars që do zhvillohet në Elbasan. Kam shumë uri për lojën dhe golat me fanellën kuqezi", ka theksuar Sadiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat