Turne interesant mbarëkombëtar

Futboll

Turne interesant mbarëkombëtar

Nga: F.B Më: 10 janar 2019 Në ora: 11:54
Turneu mbarëkombëtar

Në Turneun mbarëkombëtar në Futsall të zhvilluar në Ferizaj  -  ndeshjen reviale mes Veteranëve të Mitrovicës dhe Veteranëve të Kosovës e fituan mitrovicasit me penallti 8:7.

Ndonëse në mot të ftohtë edhe të vështirë për qarkullim veteranët e futbollit nuk kanë ndaluar aktivitetet e organizimit, shoqërimit edhe garimit ndërmjet gjeneratës së vetë.

Kështu në një postim të veteranit Enver Halili nga Vitia njoftohet për zhvillimin e ndeshjes reviale në futsall në Palestrën " Bill Klinton" në Ferizaj në mes Veteranëve të Mitrovicës që janë edhe kampion zyrtar në Ligën e Veteranëve dhe të “ Yjeve” të pêrzgjedhur nga gjithë vendi para finales së  Turneut mbarëkombëtar në futsall  që u  zhvillua në Ferizaj.

Një ndeshje me plot gola e aksione të bukura me plot legjenda e mjeshtër të kësaj loje kënaqen të gjithë shikuesit që  kishin ardhur t’i shohin edhe një herë emrat e mëdhenj të futbollit tonë si Sheremet Isufi, Seid Onbashu, Gani Sejdiu , Synaj Keçi, Naim Kodraliu etj.

Ata ndonëse me një moshë të mesme edhe kësaj radhe kanë dëshmuar se mbesin ata të vjetrit, qoftë me lëvizjet në fushë, pasimet por edhe shënimet atraktive gjë që u duartrokitën shumë nga shikuesit.

Ndeshja ndërmjet Veteranëve të Mitrovicës kampion të Kosovës edhe yjeve të qyteteve tjera në kohë të rregullt përfundoi me rezultat të barabartë  4:4 , pas ekzekutimit të penalltive  fitues doli Mitrovica (8:7)

Në foto të përbashkët në nderim pranë fotos së Legjendës sonë Fadil Vokrrit shihen futbollistët e të dy skuadrave që luajtën në këtë takim: 

Këmbë: Sabit Uka, Gani Sejdiu ,Bujar Asllani, Orhan Krasniqi ,Naim Kodraliu, Gazmend Halili, Synaj Keci, Enver D.Halili, Skender Hajrizi 

Ulur: Sheremet Jusufi, Qerim Shaqiri - Rusi, Enes Mustafa, Suad Keci, Seidi Onbashi, Afrim Muqiqi, Afrim Nebiu, Behram Berisha e Fitim Hajzeri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat