Juventusi siguron Ramseyn, në verë u bashkohet bardhezinjve

Futboll

Juventusi siguron Ramseyn, në verë u bashkohet bardhezinjve

Më: 10 janar 2019 Në ora: 13:16
Aaron Ramsey

Mesfushori uellsian do të jetë lojtar i Juventusit duke filluar nga 1 korriku.

Mesfushori i Arsenalit, Aaron Ramsey ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Këtë e konfirmon gazeta The Guardian. Ramsey ka rënë dakord me kushtet e italianëve, por do t’i bashkohet ekipit vetëm në verë.

Ai do të largohet nga Arsenali si futbollist i lirë dhe do të nënshkruajë për pesë vite me kampionët e Italisë.

28-vjeçari pritet të përfitojë tetë milionë euro në vit. Uellsiani do të mbyll bashkëpunimin e tij me Arsenalin pas plot 10 vitesh.

Sipas Sky Italia, Ramsey pritet të nënshkruajë kontratën javën e ardhshme, por do ta mbyll sezonin në Londër. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat