Lëndimi i Bravos ia ka hapur rrugët portierit të Kosovës

Futboll

Lëndimi i Bravos ia ka hapur rrugët portierit të Kosovës

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:14
Lëndimi i Bravos ia ka hapur rrugët portierit të Kosovës

Sa herë i jepet mundësia nga Pep Guardiola, Arijanet Muriç jep më të mirën për të treguar se meriton më shumë minuta dhe e pret një e ardhme e ndritur. Kjo e ka shtyrë skuadrën e Nottingham Forest që ta monitorojë 20-vjecarin, raportojnë mediet britanike.

Portieri i Kosovës ishte titullar në ndeshjen e “Citizens” ndaj Burton Albionit në gjysmëfinale të Carabao Cup dhe e mbylli ndeshjen i pamposhtur, në fitoren e thellë 9:0 të Manchester City.

Humbja e Claudio Bravos, i cili ishte lënduar në start të sezonit, në gusht, ia ka hapur rrugën portierit të akademisë, që atë kohë ishte i huazuar në Holandë dhe Guardiola e ktheu në skuadër.

Muriçi ka bërë paraqitje pozitive sa herë ka qenë në portë, vlen të përmendet pritja e penalltive në çerekfinale ndaj Leicester City.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat