I bindet gjykatës dhe arrin të evitojë…

Futboll

I bindet gjykatës dhe arrin të evitojë…

Më: 10 janar 2019 Në ora: 15:19
Arturo Vidal

Arturo Vidal ka arritur që të shmang sekuestrimin e pronave të tij, pasi më në fund ka vendosur që t’i bindet Gjykatës.

Mesfushori i Barcelonës ishte hedhur në gjyq nga një agjensi udhëtimesh italiane, që pretendonte se kileni duket që të paguante përafërsisht 19 mijë euro për shkak të një borxhi ndaj tyre. Kështu ai do të kishte mundësi për të shmangur konfiskimin e pronave.

Mirëpo, ish-mesfushori i Juventusit dhe Bajernit të Mynihut, nuk kishte marrë parasysh që afati për zbatimin e vendimit ishte deri më 31 dhjetor 2018-të. Pas kërcënimeve të njëpasnjëshme të bëra për shtyp, Vidal ka nxituar për t’u paraqitur më datën 9 janar në Gjykatë.

Agjensia italiane ka tërhequr mbrapa te Gjykata e Torinos vendimin për konfiskimin e pronave që Arturo kishte fituar gjatë kohës që luante te Juventus. Tashmë, mesfushori katalanas do të paguajë përafërsisht 19 mijë euro dhe bashkë me to, disa shpenzime të tjera në Gjykatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat