Mesfushori i Kombëtares duhet të bindë drejtuesit

Futboll

Mesfushori i Kombëtares duhet të bindë drejtuesit

Më: 10 janar 2019 Në ora: 17:48
Armando Vajushi

Dëmtimet e shumta nuk e lanë mesfushorin shkodran Armando Vajushi që të ngrinte kokë duke “fundosur” në një farë mënyre karrierën e tij. Pas një sezoni të dështuar në Serinë B te skuadrat e Livornos, Pro Verçelit dhe së fundmi Avelinos, 27-vjeçari i është bashkuar skuadrës rumune të Botoshanit.

Vajushi, i cili numëron edhe 6 prezenca me ekipin Kombëtar dhe u thirr nga trajneri Panuçi në një grumbullim, duhet të bindë drejtuesit e klubit rumun nëse është në gjendje të jetë pjesë e skuadrës. Shkodrani do t’i nënshtrohet në provë 2 javore, teksa më pas është stafi teknik ai që do të vendosë nëse shqiptari do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës apo jo.

Kujtojmë që te skuadra e Botoshanit aktivizohet dhe mesfushori nga Kuçova, Enriko Papa.  Kujtojmë që në të kaluarën Vajushi ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kievos në Serinë A si dhe të skuadrës bullgare Liteks. Pa harruar edhe Vllazninë, klubin ku mesfushori shkodran u formua.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat