Shkëmbimi Malcom – Willian, përgjigjet Chelsea

Futboll

Shkëmbimi Malcom – Willian, përgjigjet Chelsea

Më: 11 janar 2019 Në ora: 08:26
Malcom – Willian

Mbrëmë është raportuar se Barcelona  ka bërë një ofertë drejt Chelsea për shkëmbimin e brazilianëve, Malcom – Willian.

Sot, e përditshmja angleze “The Telegraph” shkruan se skuadra londineze e ka refuzuar këtë ofertë të Barcelonës.

Në këtë ofertë të Barcelonës, përveç Malcom, ata kanë ofruar edhe një shumë prej afër 65 milionë eurove.

“Blutë” e shohin Willianin si një pikë kyçe të skuadrës dhe nuk janë të gatshëm ta lirojnë atë për tu larguar nga “Stamford Bridge”.

Chelsea po synon që këtë afat kalimtar ta përforcojë skuadrën dhe largimi i një lojtari kyç nuk do t’i ndihmonte aspak.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të dërgojë ndonjë ofertë tjetër zyrtare gjatë kësaj merkatoje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat