Bayern Munich i prishë punë Barcës, kontakton me Rabiot

Futboll

Bayern Munich i prishë punë Barcës, kontakton me Rabiot

Më: 11 janar 2019 Në ora: 09:52
Adrien Rabiot

Adrien Rabiot po vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe në këtë afat kalimtar.

Francezi ka bërë të ditur se do të largohet nga Paris Saint Germain, pasi nuk ka pranuar të nënshkruaj kontratë të re me skuadrën.

Është thënë ditë më parë se mesfushori ka arritur marrëveshje me skuadrën e Barcelonës dhe atje do të kalojë në fund të këtij sezoni, por së fundmi duket se ka lëvizje të reja.

“Mundo Deportivo” dje ka raportuar se palët mund të ndajnë rrugët pasi Rabiot ka kërkuar që në kontratë t’i sigurohet se nuk do të luaj si mesfushor defenziv.

Së fundmi, “RMC Sport” shkruan se Bayern Munich ka kontaktuar PSG-në për Rabiot, duke i prishur punë kështu katalanëve.

Barcelona është thënë të ketë arritur marrëveshje edhe me yllin e Ajax, Frenkie de Jong.

Humbja e Adrien Rabiot nuk do të konsiderohej edhe aq e madhe në rast se është e vërtetë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat