Adili nuk është më futbollist i Shkëndijës

Futboll

Adili nuk është më futbollist i Shkëndijës

Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:28
Adili nuk është më futbollist i Shkëndijës

Shkëndija nga Tetova dhe mbrojtësi shkupjan me marrëveshje të dyanshme kanë vendosur ndërprerjen e bashkëpunimit.

Mevlan Adili nuk është më futbollist i Shkëndijës. Klubi dhe futbollisti kanë firmosur ndërprerje të parakohëshme të kontratës, duke zyrtarizuar ndarjen 6 muaj para skadimit të marrëveshjes. Ka qenë vetë mbrojtësi 24 vjeçar që ka kërkuar largimin në mungesë të hapsirave për lojë dhe kryesia e klubit ka treguar mirëkuptim për situatën e krijuar në kushte kur qendra e mbrojtjes duket e garantuar për dy futbollistë me status reprezentuesish. 
Të gjithë në KF Shkëndija vlerësojnë kontributin e Mevlan Adilit në fanellën kuqezi, duke i dëshiruar gjithë të mirat në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat