Telefonoi 5 herë për t’u kthyer te Barcelona

Futboll

Telefonoi 5 herë për t’u kthyer te Barcelona

Më: 11 janar 2019 Në ora: 10:41
Neymar

I larguar për të hequr qafe hijen e Lionel Messit, Neymar nuk ia doli të shkëlqejë ashtu siç e parashikoi lëvizjen drejt PSG. Situata e tij në Paris nuk është aspak e qetë.

El Mundo Deportive ka zbuluar se babai i brazilianit, njëkohësisht agjent i tij, ka kryer pesë telefonata me drejtuesit e Barcelonës. Madje, raportohet se ai iu ka kërkuar ndjesë thellësisht për mënyrën se si lojtari u largua dhe tani janë të gatshëm të rikthehen. Kontaktet e para kanë ndodhur gjatë fundit të sezonit të kaluar dhe kanë vazhduar intensivisht kohët e fundit.
Konfrontimi gjyqësor – Informacionet e dala shpjegojnë se klubi i është përgjigjur Neymar-it se gjëja e parë që duhet të bëjë është të tërheqë padinë që ka ngritur kundër klubit, ndërsa përgjigja e babait ka qenë negative sepse dëshiron të marrë 30 milionë eurot që klubi katalanas i ka mbajtur sulmuesit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat