Një bastvënës mbush xhepin me mijëra funte fal ekipit të shqiptarit

Futboll

Një bastvënës mbush xhepin me mijëra funte fal ekipit të shqiptarit

Më: 11 janar 2019 Në ora: 11:36
Ilustrim

Një bastvënës anglez, i ka fituar më shumë se 8 mijë funte të mërkurën mbrëmë.

Ai kishte parashikuar fitoren e thellë të Manchester City kundër Burton në Kupën e Ligës, si dhe autorin e golit të parë, në fitoren që “Qytetarët” regjistruan 9:0 përballë modestëve anglez.

Phil Hampson vendosi 21.80 funte për fitoren 9:0 të Cityt, si dhe golashënuesin e parë, Kevin de Bruyne. Belgu nuk e zhgënjeu, pasi realizoi golin e parë për ekipin e Pep Guardiolës dhe kështu, në xhepat e Hampson “përfunduan” plot 8.196 funte (afër 10 mijë euro). Portieri i kombëtares së Kosovës, Arijanet Muriç, u paraqit titullar për Manchester Cityn në fitoren e thellë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat