Barcelona përsëri interesohet për Willian

Futboll

Barcelona përsëri interesohet për Willian

Më: 11 janar 2019 Në ora: 13:26
Willian

Katalanasit nuk heqin dorë nga braziliani i Chelseat.

Barcelona vazhdon të jetë aktive në këtë afat kalimtar.

Mediat angleze raportojnë se katalanasit kanë bërë ofertë për brazilianin Willian të Chelseat të cilin e kërkuan edhe në verë por në këtë rast me një propozim të ndryshuar.     

Drejtuesit spanjoll i ofruan Roman Abramovich kartonin e Malcom dhe para për Willian, ofertë kjo që është refuzuar nga “Blutë” pasi Maurizio Sarri e shikon shumë të rëndësishëm 30-vjeçarin.

Vlera e operacionit në total është 55 milionë euro që gjithsesi do të jetë e vështirë për t’u realizuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat