Sarri akuzon Bayernin për mungesë profesionalizmi

Futboll

Sarri akuzon Bayernin për mungesë profesionalizmi

Më: 11 janar 2019 Në ora: 14:57
Maurizio Sarri

Trajneri i Chelsea, Maurizio Sarri ka akuzuar skuadrën e Bayern Munich për mungesë respekti dhe profesionalizmi.

Gjithçka ka të bëjë me kërkesën e Bayern Munich për transferimin e Callum Hudson – Odoi.

Sarri pakënaqësinë e tij e ka shfaqur në konferencën për shtyp para ndeshjeve të vikendit.

“Mendoj se ajo nuk është profesionale, sepse ata po flasin për një lojtar që është nën kontratë me Chelsean. Kështu që ata nuk e respektojnë klubin tonë” ka thënë Sarri.

Bayern ka dërguar dy oferta zyrtare në drejtim të skuadrës londineze për shërbimet e Hudson Odoi por që të dyja janë refuzuar.

Mbetet të shihet nëse bavarezët do të arrijnë të bindin drejtuesit e “bluve” për ta liruar lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat