UEFA publikon formacionin e vitit

Futboll

UEFA publikon formacionin e vitit

Më: 12 janar 2019 Në ora: 08:06
Luka Modric

UEFA publikoi ekipin e vitit i votuar nga tifozët në faqen zyrtare të saj. Në këtë 11-she ëndrrash janë lojtarë nga La Liga, Premier League, Ligue 1  dhe Serie A. Rreshtimi është 4-3-3 me sulmin e përbërë nga Mbappe, Messi, Ronaldo.

Më shumë përfaqësues në këtë formacion ka Real Madrid, 4 të tillë ku 3 prej tyre janë mbrojtës. Rreth 1.8 milionë vota janë dhënë për këtë grup lojtarësh të cilët janë aktivizuar në ndeshjet e Champions League, ku më i preferuari mbetet Luka Modric me më shumë se 115 mijë vota.

Mesfushori kroat u përzgjodh edhe si më i miri nga UEFA, FIFA dhe triumfoi edhe në Topin e Artë, duke lënë pas edhe kësaj here emra si Ronaldo dhe Messi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat