Mesazhi emocionues i Fabregasit pas largimit nga Chelsea

Futboll

Mesazhi emocionues i Fabregasit pas largimit nga Chelsea

Më: 12 janar 2019 Në ora: 09:35
Cesc Fabregas

Cesc Fabregas dje u zyrtarizua si lojtar i Monacos, kështu duke u larguar nga “Stamford Bridge” pas pesë stinoreve.

Mesfushori spanjoll do të ribashkohet me Thierry Henry, i cili është trajner te Monaco, e në të kaluarën ishin bashkëlojtarë në Arsenal.

“Kam emocione të përziera që po e shkruaj këtë mesazh”, ka shkruar Fabregas në Instagram.

“Dua t’i falënderoj të gjithë në Chelsea. Pronarin, Z. Abramovich, i cili më solli këtu, bashkëlojtarët e mia, të cilët më ndihmuan që të fitojë shumë tituj, stafin që e bënë sa më të lehtë kohën time këtu dhe të gjithë fansat që më bëtë të ndihem special çdo javë”.

“Ka qenë një aventurë e mrekullueshme dhe me shumë pikëllim mu duhet t’iu them lamtumirë. Do të më mungoni të gjithë dhe ju uroj fat në të ardhmen”.

Në 198 paraqitje në total, Fabregas ka shënuar 22 gola dhe ka bërë 57 asistime. Ka fituar dy herë Premierligën me fanellën blu, një herë FA Cup dhe një herë Carling Cup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat