Pogba drejt rikthimit te Juventusi

Futboll

Pogba drejt rikthimit te Juventusi

Më: 12 janar 2019 Në ora: 14:25
Pogba drejt rikthimit te Juventusi

Pol Pogba dukej se tashmë pas largimin të Murinjos e kishte të ardhmen të sigurt në Mançester. Mirëpo, duket se gjërat në këtë merkato po lëvizin shpejt. Drejtuesit anglezë po negociojnë me Juventusin në Itali për të bërë të mundin rikthimin e tij te kampionët e Italisë.

Orët e fundit janë hedhur hapa konkretë. E gjitha kjo, pasi Junajtid është i interesuar për Dugllas Kosta dhe një shkëmbim me Pogbanë do të ishte i mirëpritur, duke parë edhe problemet që francezi ka shkaktuar në dhomat e zhvjeshjes së ekipit.

Ndërkohë Juventus do të dilte i fituar nga ky operacion, pasi do të merrte Pogbanë “falas” dhe do të lironte një lojtarë që preket shpesh nga dëmtimet. Priten zhvillime interesante...

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat