Skënderbeu i frikshëm

Futboll

Skënderbeu i frikshëm

Më: 12 janar 2019 Në ora: 16:02
Skënderbeu i frikshëm

Skënderbeu mposhti Bylisin me rezultatin 4:1 në miqësoren e dytë të zhvilluar në “Tropikal Resort”. Një start mjaft i mirë për korçarët që arritën të shënonin 2 herë brenda 7 minutave.

Afrimi i fundit Elmir Asani ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 5-të. Ndërkohë 2 minuta më vonë, Gjergji Muzaka dyfishoi shifrat nga pika e bardhë e penalltisë.

Në gjysmëne dytë të pjesës së parë, skuadra ballshiote zgjodhet duke ngushtuar diferencën me anë të Kofi, i cili në minutën e 25-të mposhti portierin Teqja. Nëse do të kishte qetësinë e duhur, skuadra e Dodovan mund të kishte barazuar rezultatin me anë të Antonion, por fati nuk qe me Bylisin.

Pavarësisht minutave të mira të skuadrës mike, ishte sërish Skënderbeu ai që gjeti rrugën e rrjetës duke trefishuar rezultatin me anë të Bruno Ditës. Për t’i vënë kapak sfidës mendoi sulmuesi Oto Xhon, që në minutën e 88-të realizoi golin e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat