Mane: Liverpooli po kërkon diçka speciale

Futboll

Mane: Liverpooli po kërkon diçka speciale

Më: 12 janar 2019 Në ora: 16:11
Sadio Mane

Sadio Mane ka thënë se Liverpooli është duke kërkuar që të sigurojë diçka speciale në këtë stinor në Premierligë.

Liverpooli pozicionohet në krye të tabelës me 54 pikë, katër më shumë se Manchester City, dhe është pa titull të ligës angleze tash e 29 vite, ndërsa titulli i fundit është në vitin 2012, pasi mori Carling Cup.

“Çdo stinor ne jemi ne jemi në progres, dhe kjo është një gjë pozitive për ne”, ka thënë sulmuesi senegalez.

“Për këtë ne stërvitem shumë për çdo ditë, për të mësuar, për t’u përmirësuar më mirë secilën herë”.

“Ne tani do të luftojmë për diçka speciale me klubin”.

“Ne jemi shumë të qetë dhe do të tentojmë të vazhdojmë kështu deri në fund të stinorit”. 

Mane në këtë stinor i ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 3 asistime në 26 paraqitje në të gjitha garat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat