Juventusi me disa ndryshime – formacionet e përballjes me Bolognan në kupë

Futboll

Juventusi me disa ndryshime – formacionet e përballjes me Bolognan në kupë

Më: 12 janar 2019 Në ora: 20:28
Juventus

Bologna dhe Juventusi kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen mes tyre mbrëmjen e sotme.

Dy skuadrat italiane kanë zbuluar njëmbëdhjetshet startuese për takimin në stadiumin Renato Dall’Ara në kuadër të xhiros së 1/8-së në Kupë të Italisë.

“Zonja e Vjetër” rikthehet nga pushimi mes-sezonal duke filluar mbrojtjen e Kupës së Italisë me ndeshjen në udhëtim te kundërshtari i tyre në Serie A.

Pasi fituan në formë bindëse këtë trofe sezonin e kaluar kundër Milanit, Juventusi nis detyrën mjaftë të vështirë me Bolognan, të cilën e kanë mposhtur në fillim të muajit shtator me rezultat 2 me 0.

Cristiano Ronaldo është pushuar dhe nuk është pjesë e skuadrës startuese të përzgjedhur nga Massimiliano Allegri.

Image

Takimi mes dy skuadrave fillon në ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat