“Juventus” kërkon t’i rrëmbejë “Interit” lojtarin që po ndjek prej verës së shkuar

Futboll

“Juventus” kërkon t’i rrëmbejë “Interit” lojtarin që po ndjek prej verës së shkuar

Më: 12 janar 2019 Në ora: 21:08
Luka Modriç

“Juventus” kërkon t’i rrëmbeje “Interit” lojtarin i cili theu hegjemoninë 10-vjeçare të Mesit dhe Ronaldos, Luka Modriç.

“Bardhezinjtë po punojnë në fshehtësi për transferimin e kroatit, pasi në sulm për të është  prej kohësh edhe klubi zikaltër, i “Interit”.

Ekipi i Spaletit në verë kishte gjetur mirëkuptimin me lojtarin për ti dhënë një page prej 10 milionë euro në sezon, por ishte presidenti i “Realit të Madritit” fiorentino Perez që ndaloi gjithçka.

“Juventusi” po kërkon të bindë Modriçi, për të qenë pjesë e klubit bardhezi, pasi të dyja ekipet kanë një marrëdhënie të mirë dhe kjo shihet qartë pas transferimeve që ata kryejnë kundrejt njëri-tjetrit, ku i fundit është ai i Ronaldos.

Luka Modriç, është fituesi i topit të artë për vitin 2018. Ai mposhti Ronaldon dhe Mesin në këtë garë. Kroati u shpall kampion Europe më “Realin e Madritit” dhe arriti të shkonte deri në finalen e botërorit të Rusisë me skuadrën e tij. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat