Gattuso: Higuain ka vendosur…

Futboll

Gattuso: Higuain ka vendosur…

Më: 12 janar 2019 Në ora: 22:47
Gennaro Gattuso dhe Gonzalo Higuain

Gennaro Gattuso ka lënë të kuptohet se Gonzalo Higuain do të largohet nga Milan për t’iu bashkuar Chelsea.

Ndeshja ndaj Samdoria në Kupën e Italisë, ka mundur të jetë e fundit në fanellën e Milanit për Gonzalo Higuain.

Sulmuesi argjentinas, i cili është në pronësi te Juventus, është drejt një transferimi të ri në Premierligë te Chelsea.

“Kemi një raport të sinqertë, ne ju themi njerëzve gjërat në fytyrë. Është një sinqeritet i madh. Kur një lojtar bën zgjedhje të caktuara, bëhet e vështirë për ta bindur ndryshe atë”, ka deklaruar Gattuso pas ndeshjes me Sampdoria, duke nënkuptuar se Higuain po largohet nga Milan.

“Në këtë moment, ai është një lojtar i Milanit. Unë nuk e di se çfarë do të ndodhë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat