Chelsea, Jorginho dhe ato lutje para ndeshjeve...

Futboll

Chelsea, Jorginho dhe ato lutje para ndeshjeve...

Më: 13 janar 2019 Në ora: 08:54
Jorginho

Ka zbarkuar në Londër verën e kaluar me kërkesë të trajnerit të Chelsea-t, Maurizio Sarri, i cili e ka patur nën urdhrat e tij te Napoli. Dhe Jorignho është një titullar i pazëvendësueshëm në radhët e skuadrës londineze, edhe pse në javët e fundit ka marrë disa kritika.  

Para ndeshjes me Newcastle, të fituar 2-1 nga Chelsea, braziliani ka zbuluar ritualin që bën para ndeshjeve: lutet për shokët e skuadrës dhe për kundërshtarët. 

"Më pëlqen të lutem para ndeshjeve, për të falënderuar Zotin për gjithçka dhe për t'i kërkuar që askush të mos dëmtohet", ka thënë ish-mesfushori i Napoli-t.  

Në vazhdim ai ka zbuluar edhe ritualet e shokëve të skuadrës: "Ka nga ata që futen në fushë me një këmbë të caktuar, ose ata që nuk duan të prekin vijat e fushës, edhe gjatë ndeshjes", ka thënë Jorginho. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat