Rikthehet Abrashi

Futboll

Rikthehet Abrashi

Më: 13 janar 2019 Në ora: 12:41
Amir Abrashi

Një rikthim i rëndësishëm për kombëtaren shqiptare. Amir Abrashi është aktivizuar për 63 minuta në sfidën miqësore që Freiburg zhvilloi ndaj Mainz ditën e shtunë, takim që përfundoi në barazim 2-2. Edhe pse vinte nga një mungesë e gjatë mesfushori shtatshkurtër shfaqi të gjithë gritën e tij në këtë ndeshje miqësore që dëshirën që e karakterizon për të luajtur futboll dhe për të mos u dorëzuar kurrë. 2 vitet e fundit kanë qenë të vështira për Abrashin i cili ka vuajtur dëmtimet e shpeshta, madje në këtë sezon nuk ka debutuar ende. Megjithatë 28-vjeçari tashmë është gati për të luajtur rregullisht dhe nëse Abrashi arrin të kapë formën ideale atëherë trajneri Panucci do të ketë një luftëtar më shumë për sfidat e para të Shqipërisë në eliminatoret e kampionatit europian që do të zhvillohen në muajin mars ndaj Turqisë dhe Andorrës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat