Ish-sulmuesi i Skënderbeut bllokohet në aeroportin turk

Futboll

Ish-sulmuesi i Skënderbeut bllokohet në aeroportin turk

Më: 13 janar 2019 Në ora: 14:26
Xhejms

Ish-futbollisti i Skënderbeut, Xhejms, duke se ka hasur në probleme për tu pajisur me vizë për në Antalia, atje ku do të kryej fazën përgatitore skuadra e tij, Gabala. Sipas asaj që raporton “Sportnet.az”, nigeriani nuk mundi të pajisej me leje kalimi nga ambasada turke në Baku. 

Arsyeja është se 27 vjeçari duhet të dorëzonte aplikimin një muaj më përpara. Megjithatë, Xhejms do të shkojë në Antalia dhe viza do të jetë gati për të në aeroport. Sulmuesi u transferua te Gabala në vitin 2018 duke realizuar edhe 6 gola në pjesën e parë të sezonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat