Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshë të re Masinga

Futboll

Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshë të re Masinga

Më: 13 janar 2019 Në ora: 15:05
Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshë të re Masinga

Një legjende e Afrikës së Jugut, si Fil Masinga, është shuar në një moshë të re, vetëm 49 vjeç. Federata afrikano-jugore e futbollit bën me dije nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ndarjen nga jeta të ish-futbollistit. 

Masinga i cili ka luajtur edhe në Itali nga 1997-ta deri në 2001-in fillimisht me Salernitanan dhe më pas me Barin konsiderohet një legjendë e futbollit afrikano-jugor.

Me ekipin kombëtar, ai ka realizuar 18 gola në 58 ndeshje, ndërsa ka fituar Kupën e Afrikës në 1996-ën si dhe falë një goli të tij ndaj Kongos i ka mundësuar Afrikës së Jugut, kualfikimin historik në Botërorin, Francë 1998.

Masinga vuante nga një sëmundje e rëndë prej kohësh dhe ndarja e tij e parakohshme nga jeta është një humbje e madhe për futbollin afrikano-jugor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat