Gotze i etur të luaj me Dortmund, premton se do të jap maksimumin

Futboll

Gotze i etur të luaj me Dortmund, premton se do të jap maksimumin

Më: 13 janar 2019 Në ora: 16:23
Mario Gotze

Mario Gotze ka për synim që të rikthehet në formën e tij më të mirë dhe të vazhdojë të jap maksimumin për Borussia Dortmund.

Reprezentuesi gjerman ka hasur në shumë vështirësi në fillimin e këtij edicioni, duke mos treguar formë të lartë nën urdhrat e Lucien Favre.

Por, ai nuk e ka ndërmend të dorëzohet dhe premton se do të rikthehet në formë dhe të jap maksimumin për skuadrën “verdh e zi”.

“Ka disa momente kur gjërat nuk shkojnë sipas planit, dhe sigurisht se ne nuk i dëshirojmë këto kohë asnjëherë” ka thënë Gotze për “Welt”.

“Fillimi i sezonit ishte shumë i vështirë, duhet ta pranoj. Por nuk jam prej lojtarëve që dorëzohem. Jam lojtar ekipor dhe fillimisht mendoj për skuadrën” ka thënë tutje ai.

“Është vetëm një mënyrë që unë të vazhdoj përpara. Duhet të punoj me vetën dhe të jap maksimumin” ka thënë ndër të tjerash Gotze.

Edhe trajneri Lucien Favre së fundmi ka thënë se lojtari ka filluar të përshtatet me stilin e tij të lojës.

Dortmund këtë sezon po kalon në formë të mrekullueshme dhe janë lider në tabelën e Bundesliga, me gjashtë pikë më shumë se Bayern.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat