Rashford vendos fituesin e derbit anglez

Futboll

Rashford vendos fituesin e derbit anglez

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2019 Në ora: 19:21
Rashford vendos fituesin e derbit anglez

Në një atmosferë drithëruese në stadiumin “Wembley” të Londrës, ku ishin të pranishëm 80.062 shikues, panë lojë shumë të mirë mes Tottenhamot dhe Manchester Utd, e cila përfundoi me fitoren e mysafirëve me rezultat 1:0. Manchester Utd regjistron fitoren e katërt rresht pas ardhjes së trajnerit të ri, Ole Gunnar Solskjaer. Fitore me shumë peshë për Manchester Utd, që pretendon të futet në katërshen e madhe të Premier League. Për Tottenhamin humbje e rëndë dhe që e lë larg synimeve për titullin e kampionit.

Në minutën e 44-të, Pogba për bukuri asistoi një top të gjatë deri te Marcus Rashford i cili me hapa të shpejt futet brenda 16-shit, shfrytëzoi edhe ngathtësinë e mbrojtjes së vendasve, edhe në pozitë mjaft të vështirë nga rreth 10-11 metra me një goditje përtokë e mposhti portierin Lloris. 

Manchester Utd renditet në vend të gjashtë me 41 pikë, aq sa ka edhe Arsenali në pozitën e pestë, kurse Tottenham është i treti me 48. Tottenham tani ngec për nëntë pikë nga lideri, Liverpooli dhe në fakt është jo edhe e vogël, por jo edhe e  paarritshme deri në fund të kampionatit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat