Befason Cassano: Italia është vend racist

Futboll

Befason Cassano: Italia është vend racist

Më: 13 janar 2019 Në ora: 19:22
Antonio Cassano

Futbolli në Itali ka pësuar një goditje të rëndë gjatë ndeshjes Inter – Napoli.

Fyerjet raciste në kor të tifozëve të Inter ndaj Kalidou Koulibaly, kanë nxitur debate të mëdha.

Inter është dënuar dhe tashmë duhet të luaj ndeshjet pa praninë e tifozëve, por ishte hedhur në tavolinë edhe ideja për të ndërprerë kampionatin.

Së fundmi, për problemin e njëjtë ka folur edhe legjenda italiane e futbollit, Antonio Cassano.

“Është diçka që ende nuk mund ta kuptoj. Jemi të gjithë të barabartë; Të bardhë, të zi, të verdhë” ka thënë Cassano.

“Për fat të keq, nganjëherë, njerëzit me ngjyrë janë të shënjestruar. Tani është Koulibaly, dhe në të kaluarën kanë qenë Balotelli e Boateng. Nuk e kuptoj pse” ka thënë tutje ish reprezentuesi italian.

“Thonë se në Itali nuk ka racizëm. Unë them se ka. Kam përshtypjen se Italia është një vend racist” ka thënë ndër të tjerash Cassano.

Kujtojmë se gjatë ndeshjes Inter – Napoli një tifoz humbi jetën pas plagëve të marra me thikë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat