Hazard shfaq simpatinë e tij për Leo Messin, këto janë fjalët e tij

Futboll

Hazard shfaq simpatinë e tij për Leo Messin, këto janë fjalët e tij

Më: 13 janar 2019 Në ora: 23:30
Lionel Messi dhe Eden Hazard

Për mendimin e shumë kujt, Lionel Messi është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

Kështu mendon edhe belgu Eden Hazard, i cili ka bërë të ditura disa detaje interesante që nuk i kemi ditur.

Belgu nuk ka asnjë dilemë në pyetjen se kush është lojtari më i mirë në historinë e futbollit.

“2 lojtarët më të mirë në histori? Nuk ka mundësi. Aty është vetëm një. Është Lionel Messi” ka thënë Hazard.

“Djali im i madh është fans i madh i Leo Messit. Epo.. të gjithë jemi fansa të Messit” ka thënë tutje ylli i Chelsea.

Messi sot realizoi një gol kundër Eibar, gol ky që e ngriti argjentinasin në kuotën e 400 golave në La Liga.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat