Ancelotti: Kupa është objektiv i yni

Futboll

Ancelotti: Kupa është objektiv i yni

Më: 14 janar 2019 Në ora: 08:48
Carlo Ancelotti

Carlo Ancelotti ka thënë se Kupa e Italisë është një nga objektivat e Napolit për këtë sezon.

Napoli u kualifikuar në çerekfinale të Kupës pas fitores prej 2 me 0 ndaj Sassuolos.

“Kupa e Italisë është një nga objektivat tonë për këtë sezon dhe do të japim gjithçka. Me skuadrën që kemi në dispozicion duhet të luftojmë me të gjithë”, është shprehur Ancelotti për Rai Sport.

Në çerekfinale Napoli përballet me Milanin, e kjo është një ndeshje emocionale për Ancelottin që kishte menaxhuar më parë “Rossonerët”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat