Ancelotti i bindur: Hysaj qëndron te Napoli

Futboll

Ancelotti i bindur: Hysaj qëndron te Napoli

Më: 14 janar 2019 Në ora: 14:17
Carlo Ancelotti

Trajneri italian ka shuar spekulimet rreth së ardhmes së mbrojtësit të kombëtares së Shqipërisë.

Trajneri i Napolit, Carlo Ancelotti ka folur publikisht në lidhje me çështjen e Elseid Hysaj, e cila ditë pas dite po e nxirrte mbrojtësin kuqezi jashtë skuadrës napolitane.

Në mbyllje të ndeshjes ndaj Sassuolos, e vlefshme për fazën e 1/8 e finales në Kupën e Italisë, ai është pyetur rreth çështjes Hysaj.

“Kemi pasur një takim dhe kemi kuptuar që ai dëshiron të qëndrojë, ndërsa ne e vlerësojmë shumë. Pastaj, në një sezon të gjatë mund të kesh ulje-ngritje. Ai dhe menaxheri i tij janë shumë të qetë”, tha trajneri Ancelotti.

Hysaj këtë sezon ka pasur një numër më të vogël të paraqitjeve në krahasim me periudhën sa në krye të skuadrës ishte Maurizio Sarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat