Shaqiri transferi më i qëlluar në Premierligë

Futboll

Shaqiri transferi më i qëlluar në Premierligë

Më: 15 janar 2019 Në ora: 09:39
Xherdan Shaqiri

Me transferimin tek skuadra e Liverpool Xherdan Shaqiri, po kalon në formë perfekte.

‘Xherdani i artë’ i Liverpool po tregon kualitetet e tij prej një futbollist klasi dhe për këtë ka arritur të gëzoj respektin e miliona tifozëve në mbarë botën,.

Revista e famshme botërore, ‘Four Four Two’ ka bërë një shkrim sensacional për transferimin e anësorit kosovar te skuadra angleze.

Shaqiri kaloi në verën e vitit të kaluar te Liverpool për 12 milionë euro nga Stoke City që ra nga liga, por që nga atëherë ai ka treguar se është transferimi më i qëlluar në Premier League.

Sipas revistës, anësori nga Zhegra e Gjilanit ishte parë si zëvendësues i Philippe Coutinhos, e që pak kush kishte besuar në cilësitë e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat