Feronikeli transferon Millakun dhe Zhdrellën

Futboll

Feronikeli transferon Millakun dhe Zhdrellën

Më: 15 janar 2019 Në ora: 11:08
Feronikeli transferon Millakun dhe Zhdrellën

Me qëllim të përforcimit dhe rritjes edhe më të madhe të nivelit të lojës, Feronikeli ka zyrtarizuar transferimin e dy futbollistëve të rinj, Met Millaku dhe Riza Zhdrella.

Feronikeli e ka transferuar mesfushorin e talentuar 20 vjeçar, Met Millaku nga KF Dukagjini, kurse talenti 18 vjeçar, Riza Zhdrella është transferuar nga Trepça e Vjetër.

Klubi shpreson shumë që Zhdrella dhe Millaku do të sjellin një frymë të re dhe tifozëria do të ketë çka të shohë nga magjia e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat